Stanet e Murgës, me ngjyrat më të bukura

14

Natyra është treguar bujare me Pukën, duke i dhënë bukuri magjepsëse në çdo skaj.

”Maja e Murgës”, 20 km nga Puka është kthyer në destinacionin më të ri turistik, duke tërhequr vëmendjen e shumë turistëve vendas e të huaj.

“Maja e Murgës”, destinacioni më i ri turistik, që ka tërhequr vëmendjen e shumë turistëve, do të vlerësohet me prioritet, duke i dhënë rëndësinë e duhur në strategjinë tonë të zhvillimit të turizmit.
Maja e Murgës është një ndër destinacionet turistike që ofron Puka. E ndodhur në 600 metra lartësi, Maja e Murgës ofron pamje mahnitëse. Kjo hapësirë është tepër atraktive për të apasionuarit pas natyrës, malit, alpinizmit, lartësive, aventurës, etj.

Ngjitja e kësaj maje nuk është shumë e vështirë dhe me të mbërritur në destinacion, ju do të shijoni liqenin e Komanit në një tjetër këndvështrim. Pamja mbresëlënëse e liqenit të Komanit nga maja e Murgës konfirmon që bukuritë shqiptare i ka pikturuar natyra.

/ata.gov.al