Të ardhurat nga TVSH, 8.4 miliardë lekë në janar

13

Të ardhurat nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) e arkëtuar (neto), u realizua në masën 8.4 miliardë lekë gjatë muajit janar të këtij viti.

Sipas raportit mbi treguesit fiskalë të publikuar nga Ministria e Financave, të ardhurat e mbledhura gjatë muajit janar janë 1.3 miliardë lekë, ose 18.3 % më të larta sesa në janarin e 2023-shit.

Njëkohësisht nga ky zë u mblodhën 180 milionë, ose 2.2 % më shumë se plani i TVSH për t’u arkëtuar në janarin e 2024-ës.

Në vitin 2023 të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (neto), u realizuan në masën 45.9 miliardë lekë.

/ata.gov.al