“Të përafërta me diamantet”/ Faqja e njohur botërore rendit 10 verërat më të mira shqiptare

9

Vitet e fundit, një numër gjithnjë në rritje i enologëve dhe kultivuesve që mendojnë për të ardhmen, kanë përmirësuar potencialin e Shqipërisë për prodhimin e verërave cilësore, shkruan Darrel Joseph për një nga faqet më të njohura në botë për enologjinë “Decanter”.

Historia e vreshtave për Shqipërinë daton të paktën në shekullin XVIII para Krishtit, kur ilirët e lashtë banonin në gadishullin Ballkanik; megjithatë, tani, gati 3 000 vjet më vonë, Shqipëria është në një fazë fillestare të zhvillimit të verërave moderne, një diamant pothuajse i panjohur për shumicën e botës së verës.

Sfida kolosale kanë ndodhur gjatë gjithë këtyre mijëvjeçarëve, veçanërisht gjatë gjysmës së fundit të shekullit të kaluar, kur Shqipëria ishte një vend komunist i drejtuar në mënyrë represive dhe vreshtarët duhej t’ia dorëzonin rrushin e tyre fabrikave shtetërore që prodhonin verëra të sfiduara për nga cilësia.

Pas kolapsit të komunizmit dhe zotërimit të ekonomisë së tregut të lirë në fillim të viteve 1990, mijëra vreshta u braktisën ose u shndërruan për përdorime të tjera bujqësore nga pronarë të rinj tokash me kujtime të hidhura nga diktatura.

Megjithatë, që atëherë, një numër gjithnjë e më i madh i enologëve dhe kultivuesve që mendojnë për të ardhmen, kanë përmirësuar potencialin për prodhimin e verës me cilësi të lartë dhe po e çojnë atë në lartësi mbresëlënëse.

Madje disa e kanë përmirësuar ekspertizën e tyre duke punuar në kantinat e verës jashtë vendit, si në Itali dhe Francë, ose me konsulentë të huaj të prodhimit të verës që vizitojnë Shqipërinë.

10 rekomandimet kryesore të verërave shqiptare janë:
Belba, Kavaljon, Golem, Kavajë
Nurellari, Pulsi, Berat
Balaj, Travllazën, Vlorë
Nurellari, Serina Premium, Berat
Balba Papaz, Golem
Kallmeti Prestigj, Lezhë
Kallmeti Privilegj, Lezhë
Korça 2000, Menea
Maliqati e Kuqja Superiore
Nurellari, Verë e Shenjtë, Berat