Të pikturosh mbi atlete; 19 vjeçari nga Berati që thyen çdo rregull të artit

479

Edliri është 19 vjeç, ai sapo ka përfunduar liceun artistik në qytetin e Beratit për pikturë. Busulla e tij e orientimi në pikturë është Leonardo Da Vinci, pasi sipas Edlirit, Da Vinçi nuk është vetëm piktor, por gjithçka-ditës.

Djali i ngjyrave të forta është vlerësuar me disa çmime brenda dhe jashtë shtetit. Në ekspozitat e qytetit të lindjes ka rrëmbyer dy herë çmimin e pare. Pikturat e tij janë prezantuar në galëri jashtë kufijve si Rio de Janiero, Spanja dhe Stambolli.

Edlir thyen çdo rregull të artit klasik. Ai pikturon ku të mundet. Në atlete, gurë, pjatë, dhe telajo.

Vizitorët që shijojnë bukuritë e Beratit njihen edhe me artin e Edlirit. Merr një copë tjegull dhe pikturon mbi të peisazhin e qytetit 2400 vjecarë.