Tek Fatjoni, në fermën e emigrantit që la Italinë për të punuar në vendlindje (FOTO)

161

Fatjoni, 5 vjet më parë, vendosi të kthehej nga Italia për të punuar në vendin e tij. Ai ka ngritur një fermë në Kurbin, ku siguron të ardhura për familjen e tij.

Ferma shtrihet në një sipërfaqe prej 3 hektarësh dhe në të kultivohet kungull, i cili del më pas në tregun vendas, i kërkuar kryesisht nga bizneset e agroturizmit.

Pas rezultateve të kënaqshme me prodhimin e kungullit në një sipërfaqe prej 3 hektarësh, tani ai po investon dhe me pemët frutore, ku ka mbjellë 2 hektarë me kumbulla, shegë etj., të gjitha produkte cilësore të kërkuara nga bizneset agroturistike.

“Këtë e kam filluar si lojë, por ka dalë një sukses i madh. Kam mbjellë 3 hektarë deri tani dhe prodhimi shkon në tregun shqiptar”, thotë ai.