Tenori Kastriot Tusha dhe pianistja Lule Elezi koncert në Slloveni

17

Tenori shqiptar Kastriot Tusha dhe pianistja e suksesshme Lule Elezi do të prezantohen me një koncert të përbashkët në Slloveni.

Koncerti do të mbahet sot, në Teatrin e Qytetit të Koprit, dhe ky koncert do të mbahet në kuadër të Ditëve të Kulturës Shqiptare.

Koncerti do të fillojë në ora 18:00, ku do të intepretohet një pjesë e përzgjedhur e kompozimeve të njohura shqiptare, dhe kjo ngjarje kulturore organizohet nga Shoqata Kulturore “Iliria” në Kopër, me mbështetje të Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike.

Kjo shoqatë tash e sa vite organizon aktivitete kulturore për Ditët e Kulturës Shqiptare, ku vitin e kaluar me një program të përzgjedhur ishte prezantuar po pianistja Lule Elezi me sopranon e njohur shqiptare Inva Mula.