“Ti Shqipëri, më jep nder…”/ 135 vjet më parë, kur botohej kryevepra e Naim Frashërit

48

Shkrimtari rilindas Naim Frashëri ka publikuar veprën e tij “Bagëti e Bujqësi” më 6 maj 1886, e cila për herë të parë doli në dritë në Bukuresht në të përkohshmen “Drita”.

E mbajtur si kryevepra e tij, në këtë poemë baritore barinj dhe fshatarë të thjeshtë shfaqen përsëpari në skenën letrare toske. Ata janë diçka më shumë se elementë zbukurues në përshkrimin peizazhit fshatarak. I përmalluar pas fshatit ku ishte lindur e rritur, Naimi e përshkruan në mënyrë idilike, ku asgjë nuk e cënon euforinë mistike dhe të gjitha konfliktet gjejnë pajtim dhe fashitje.

“O malet’ e Shqipërisë e ju o lisat’ e gjatë! Fushat e gjëra me lule, q’u kam ndër mënt dit’ e natë! Ju bregore bukuroshe e ju lumenjt’ e kulluar! Çuka, kodra, brinja, gërxhe dhe pyje të gjelbëruar! Do të këndonj bagëtinë që mbani ju e ushqeni, O vendëthit e bekuar, ju mëndjen ma dëfreni. Ti Shqipëri, më jep nderë, më jep emrin shqipëtar, Zëmrën ti ma gatove plot me dëshirë dhe me zjarr”, janë vargjet epike të kësaj poeme.