“Tok së bashku për Skënderbeun”, artistë shqiptarë koncert në Itali

167

Artistë si Inva Mula, Dua Lipa, Ramë Lahaj, Erza Muqolli, Genc Tukiçi, Eno Peçi, Olen Çezari, Elhaida Dani dhe Ermal Meta do t’i bëjë bashkë “Skënderbeu” në teatrin “Argentina” në Itali, më 19 nëntor me një koncert i cili do të ofrojë një natë të magjishme që vetëm artistët shqiptarë dinë ta sjellin.

Me ta do të jetë edhe ish-kapiteni kuqezi Lorik Cana. Nën moton “Tok së bashku për Skënderbeun” këta artistë do të performojnë në këtë natë, e cila pritet të jetë e magjishme.

Në këtë manifestim, që bëhet në kuadër të vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut, me kërkesë të kreut të Misionit Diplomatik të Shqipërisë në Selinë e Shenjtë, Majlinda Dodaj, Papa Françesku do të takojë përfaqësues të popullit shqiptar në Vatikan, të cilët do të shoqërohen nga autoritet e larta të qeverisë shqiptare dhe nga liderët e të gjitha besimeve fetare.

Gjithashtu të pranishëm do të jenë edhe artistë shqiptarë me famë botërore. Pas takimit me Papën do të vazhdojë koncerti madhështor “Të Bashkuar në kujtim të Skënderbeut”.