Trashëgimia kulturore, 1.7 milionë USD për restaurimin e urave dhe kishave të vjetra

268

Janë të paktën 1.7 milionë dollarë të parashikuara për t’u shpenzuar deri në fund të vitit nga Ministria e Kulturës për programin e trashëgimisë kulturore dhe konkretisht për restaurimin e disa kishave dhe monumenteve të kulturës të shpërndara në gjithë vendin. Referuar raportit të monitorimit të kësaj ministrie lidhur me zbatimin e projekteve deri në fund të gushtit rezulton të jenë kryer ndërhyrje në disa prej objekteve por jo plotësisht tek të gjitha sipas planfikimit fillestar.

Po cilat janë objektet e tjera ku ka pasur ndërhyrje restaurimi dhe ku procesi është ende në vijim. Sipas ministrisë vijon puna për  restaurimin e 8 objekteve, në 6 kisha dhe 2 ura, monumente kulture të kategorisë së I-rë.

Kështu vazhdon restaurimi për Kishën e Shën Mërisë në Ristoz, Korçë, Faza e III-tëpunë e cila  ka filluar në vitin 2014 – 2015.

Restaurim Kisha e Shën Mërisë Peshkëpi e Sipërme – Gjirokastër, me fondin 24,600,000 lekë, do të kryhen ndërhyrje restauruese në mure, kupolë, çati, restaurim dhe konservim i pikturave, si dhe restaurim i të gjithë elementeve arkitektonikë në brendësi të Kishës.

Restaurim Kisha e “Shën Apostujve” Hoshtevë, Zagori, me fondin 9,199,330 lekë, do të kryhen ndërhyrje restauruese të muraturës së narteksit, këmbanarja, si dhe ndërhyrje në çati, në fugatime të muraturës, në pikturën murale, dekoracionin prej druri, si dhe sistemime të sheshit përreth