Tre gjimnazistet shqiptare fitojnë konkursin botëror të teknologjisë në SHBA

63

Tri vajza nga Shqipëria fituan vendin e parë në një konkurs teknologjie, duke lënë pas SHBA-në, Indinë, apo Spanjën e kjo ndodh për herë të parë!

Dea Rrozhani, Arla Hoxha dhe Jonada Shukarasi, tri gjimnazistet shqiptare të talentuara, me aplikacionin e tyre ‘GjejZa’ rrëmbyen zemrat dhe votat e jurisë profesioniste të Technovation Challenge që u mbajt pak orë më parë në Silicon Valley, në Kaliforni.

Vajzat e ekipit ‘D3C0ders’, falë përkushtimit të tyre dhe mbështetjes të Ambasadës Amerikane, shënuan kështu arritjen më të madhe të Shqipërisë së vogël në fushën e teknologjisë.

GjejZâ është një aplikacion që ndihmon gratë shqiptare me qasje në burimet e nevojshme për t’i ndihmuar ato të kapërcejnë pasojat e dhunës me bazë gjinore.

Çdo vit, më 12 gusht, Shtetet e Bashkuara bashkohen me pjesën tjetër të botës në përkujtimin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë. Këtë vit shënohet 20 vjetori i Ditës së parë Ndërkombëtare të Rinisë, e cila u krijua në 1999 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.