Turistët e huaj, interes të veçantë për Muzeun e Durrësit

142

E ndërsa të gjithë i kanë sytë nga deti këto ditë të nxehta, ka edhe nga ata turistë qe zgjedhin sitet arkeologjike apo muzetë e qyteteve ku kalojnë pushimet. Muzeu arkeologjik në Durrës është një nga ato institucione të kulturës që ka regjistruar numrin më të madh të vizitoreve këtë vit.

Kryesisht në grupet e turistëve të huaj dominojnë polakë e cekë, por interes për 3000 objektet me vlera të rralla që i përkasin katër periudhave të ndryshme historike parahistorike, këtë vit kane treguar edhe italianët e anglezët.

Nga janari deri në fund të muajit korrik muzeu arkeologjik është vizituar nga 9242 turistë, ku 5000 prej tyre janë shtetas të huaj.