Udhëtimi fantastik i 2500 të rinjve nga gjithë Shqipëria mes artit dhe kulturës

176

Gjatë dy muajve maj- qershor 2018, Teatri Metropol në bashkëpunim me World Vision Albania, organizuan një turne në qytete të ndryshme të Shqipërisë, ku përshkuam një udhëtim fantastik në zemrat e mijëra të rinjve me shfaqjen “100 Fustanet” të autores Eleonor Ester dhe regji të Jonida Beqos.

Gjatë kësaj kohe kjo shfaqje i shkoi pranë 2500 të rinjve në Librazhd, Peshkopi, Lezhë, Laç, Elbasan, Durrës dhe Korçë, për t’u ribashkuar dje në Tiranë me shumë mall për to në sallën Shekspir të Teatrit Metropol, ku risollëm në skenë shfaqjen për të rinj “Romeo dhe Zhuljeta” dhe si pas çdo shfaqjeje, diskutuam mbi tema dhe problematika të ndryshme të jetës e përditshme të cilat janë të trajtuara në vepër.

Teatri Metropol ka një prioritet të veçantë në zhvillimin e teatrit për fëmijë dhe të rinj, duke patur synime të qarta edukative dhe duke respektuar inteligjencën dhe psikologjinë e publikut të vogël të teatrit e gjithashtu për të qenë pranë atyre që nuk e kanë mundësinë për të qenë pjesë e sallave tona.