Ura e Ujësjellësit të Sopotit, ndërtuar nga Ali Pasha

0

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër publikoi në rrjetet sociale pamje nga “Ura e Ujësjellësit të Sopotit” mbi përroin Bufano ose siç njihet ndryshe “Ura e Ali Pashës” e cila është Monument Kulture, Kategoria I.

Ura është e ndërtuar me një hark rrethor me trashësi qemeri 45 cm, hapësirë drite e harku 3.6 m dhe lartësi nga kyci në tokë 2.3 m.

Themelet e urës janë me gur me llaç gëlqere dhe harku është i realizuar me gur. Përroi gjatë stinës së verës nuk ka ujë.

Ujësjellësi i gurtë i Kalasë së Gjirokastrës, përbën një ndër ndërtimet më të veçanta për kohën e vet.

Ai ishte i gjatë 12 km dhe nëpërmjet një arkitekture të veçantë me ura dhe harqe sillte ujë nga mali i Sopoti për të furnizuar kështjellën e Gjirokastrës.

Ajo ç’ka mbetur edhe sot vazhdon të tërheqë vizitorë të ndryshëm.

/ata.gov.al