Një piano e re do të jetë pjesë e instrumentave të TKOB.
Një Steinway e re po pret koncertet e radhës në skenë. Dy pianot aktuale i përkasin fundit të viteve ’80.
Pianistja Elda Laro testoi dhe përzgjodhi pianon në Hamburg. Prezantimi u shoqërua edhe nga një performancë e shkurtër nga Margarita Kristidhi.
Njëkohësisht janë restauruar dhe dy pianot e vjetra të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.
Për koncertmaestrit e këtij institucioni pianoja ka patur gjithmonë një simbolikë të veçantë./TCH