VIDEO/ Shqiptarja shkëlqen në X Factor në Danimarkë, më e vlerësuara nga publiku

152

Albina Shyti, e njohur me emrin artistik Albi, është një vajzë e re shqiptare por që ka lindur dhe jeton në Danimarkë. Ajo tashmë ka nisur rrugën e saj drejt ndërtimit të një karrierë muzikore në vendin ku jeton

Prindërit e saj kanë emigruar qysh herët në Danimarke, ku edhe vazhdojnë të jetojnë, ndërsa vajza e tyre tashmë dëshiron të jetë një përfaqësuese e denjë e Kosovës në botë përmes muzikës

Albina kohë pas kohe sjell covera të ndryshëm të këngëve që ajo ka për zemër, por për tu prezantuar para një publiku më të gjerë dhe duke dashur që zëri i saj të dëgjohet edhe në skenë, ajo ka vendosur të marrë pjesë në X Factor në Danimarkë. Prezantimi i saj i parë para jurisë vlerësuese të kësaj gare, ka bërë që Albina të shkëlqejë me performancën e saj dhe të marrë kritika pozitive nga juria. Me një kitarë në dorë ajo është ngjitur në skenë për të interpretuar këngën e Katy Perry “The One That Got Away”, çka ka pasuar edhe me kalimin e audicioneve të kësaj gare të madhe.

Albina, synon që kësaj gare t’i shkojë deri në fund. Pritet të shohim rrugëtimin e vajzës shqiptare në këtë garë.

Në një listë të publikuar nga vetë Albi, shihet që performanca e saj është renditur e para ndër më të pëlqyerat nga fansat.