VIDEO/ Vogëlushi shqiptar ngre suedezët në këmbë, mahnit jurinë me performancën e tij

127

Shqipëria është vendi nga kanë origjinën shumë yje që kanë pushtuar Europën, por edhe botën gjatë viteve të fundit, në fusha të ndryshme, duke nisur nga futbolli, e duke e mbyllur me muzikën.

Tashmë një tjetër yll është duke lindur në Suedi. Elvin Xhinovci, një 8-vjeçar shqiptar që jeton në Suedi, ka mahnitur jurinë e emisionit për talentë, T*LANG.

Elvini tregoi para jurisë aftësitë e tij të pabesueshme në rap, duke bërë rap si një profesionist

Videoja e performancës, e publikuar në YouTube këto ditë, ka marrë gati 200,000 shikime deri më tani.

Video: