Vijon pastrimi i bregdetit të Durrësit, përgatitje për një sezon turistik më të mbarë dhe më të pastër

30

Në prag të sezonit turistik në qytetin e Durrësi vijon puna për pastrimin e qytetit dhe vijës bregdetare.

Vazhdon çdo ditë Plani i Pastrimit Kombëtar, këtë herë me fokus bregdetin ku ekipet e pastrimit të bashkisë Durrës janë angazhuar në zonën e Ishmit në përgatitje të një sezoni turistik më të mbarë dhe më të pastër me kontributin e të gjithëve.

Skuadrat e pastrimit dhe gjelbërimit të bashkive të bregdetit prej më shumë se 2 vitesh që me nisjen e Planit Kombëtar të Pastrimit janë çdo ditë në terren për pastrimin e zonave pranë plazheve deri hapësirat periferike.

Plani Kombëtar për pastrimin rrënjësor të territorit ka për qëllim mbajtjen pastër të mjedisit urban, si dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve dhe pushuesve.

Me plazhet dhe bukuritë natyrore, por edhe sitet arkeologjike e trashëgiminë kulturore, Shqipëria tërhoqi vitin e shkuar mbi 10 milionë turistë të huaj, ndërsa trend në rritje po shënohet edhe në muajt e parë të këtij viti.

/ata.gov.al