Viti 1925, kur mbahej turneu i parë çiklistik shqiptar

26

Fotoja që po shihni është e Shan Picit, pothuaj 100-vjeçare. Ajo i përket vitit 1925 dhe tregon një grup çiklistësh, në turneun e parë çiklistik shqiptar.

Shan Pici i cili vinte nga një familje qytetare shkodrane, filloi që në moshën 9-vjeçare të mësonte sekretet e fotografisë duke punuar në studion “Marubi”. Më 1924 u shkëput nga studio “Marubi” dhe bashkë me vëllezërit hapi studion “Fotografija Pici” në Fushën e Çelës.

Ai u bë i njohur si fotografi i maleve, pasi ishte autor i shumë peizazheve dhe jetës në Alpet Shqiptare. Krijoi personalitetin e tij në fushën e portretit, peizazhit dhe në zbulimin e vlerave arkitektonike të qytetit të lindjes dhe të aktiviteteve të ndryshme sociale, politike, sportive. La një trashëgimi të pasur në fushën e artit të fotografisë, mbi 54 000 negativë në xham dhe në celuloid.