Filmi shqiptar triumfon në SHBA, fiton çmimin e rëndësishëm

59

Filmi ‘Rreze’ (Ray) i regjisores Lorena Sopi i cili është realizuar sipas ditarit të famshëm të Rreze Abdullahut e me regji të Lorena Sopit, është shpallur njëri ndër fituesit e festivalit “The Indie for You Film Festival” i cili është mbajtur nga data 14 – 22 mars në San Ramon – California.

Festivali tetë ditor i cili ka përzgjedhur në garën zyrtare 144 filma nga e gjithë bota, në pesë kategori, është mbajtur On Line . Në këtë event, filmi kosovar ‘Rreze’ ka fituar Çmimin për Dramën më të mirë – Best Drama.

Filmi ‘Rreze’ i cili ka pasur premierën në Cannes Film Festival – Short Corner, në muajin maj te vitit 2018, deri tani ka qenë pjesë e më shumë se dyzetë festivaleve ndërkombëtare dhe ka fituar trembëdhjetë çmime kinematografike: Filmi më i mirë evropian – në Europa Film Festival në Barcelonë, Filmi më i mirë i luftës në Festivalin Movie Pro Screen në Los Angeles të SHBA-ve, Award of Merit dhe Humanitarian Award në Festivalin Best Shorts Competition – La Jolla, të SHBA-ve, Merit Award në Canada Short Film Festival në Vancouver të Kanadasë, Best Drama Short në World Film Festival (Los Angeles), Best War Short Film dhe Best Costume Design në Five Continents Film Festival (Venezuela), Special Jury Prize, në North American Film Awards, Best director dhe Audience Award në My True Story Film Festival (Los Angeles), Best Drama në Star Film Festival (Barcelona), poashtu Best Drama në The Indie for You Film Festival (San Ramon – California).