105-vjetori i Kongresit të Tiranës

38

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave kujton se më 19 dhjetor 1918 u mbajt Kongresi i Tiranës.

Ky Kongres u mbajt në vazhdën e veprimeve për organizimin e një kongresi mbarëkombëtar, për të arritur konsolidimin e shtetit të ri shqiptar. Të gjitha zhvillimet çuan në organizimin e Kongresit të Lushnjes, më 28-31 janar 1920.

Në organizimin e Kongresit të Tiranës, një rol të rëndësishëm luajti ish-nënprefekti Rauf Fico. Në mbledhjen e mbajtur në zyrën e Rauf Ficos, më 7 dhjetor 1918, ku mernin pjesë Sotir Peçi, Abdyl Ypi, Ismail Ndroqi, Mytesim Këlliçi, Sinan Hoxha, Myslim Beshiri dhe Rauf Fico, u vendos që të thirreshin qarqet Elbasan, Peqin, Kavajë, Durrës, Mat, Dibër, për të biseduar për bashkimin e këtyre viseve.

DPA publikon edhe ftesën e hartuar për t’iu dërguar delegatëve që do të ftoheshin në Kongres, si edhe përgjigjen e delegatëve të Divjakës.

/ata.gov.al