Një 12-vjeçar nuk ka pasur mundësi që të shkonte në shkollë si të gjithë bashkëmoshatarët e tij. Prej javësh ai kishte sikletin e mungesës së të ardhurave për të blerë librat, ndërkohë që as familja nuk kishte mundësi ekonomike.
Efektivët e Stacionit të Policisë Ura Vajgurore, pas apelit të fëmijës i blenë atij librat, duke i shtuar gëzimin dhe dëshirën për të shkuar në shkollë.
Punonjësit e Policisë kanë blerë librat, ja kanë dhuruar Seldit dhe i kanë uruar një vit shkollor sa më të mbarë dhe të suksesshëm.
Vogëlushi 12-vjeçar sot është paraqitur në shkollë, i gëzuar duke u përcjellë të gjithë bashkëmoshatarëve të tij mesazhin se polici është miku më i mirë i tij.