Më poshtë do të gjeni një listë me 15 këshilla që ju ndihmojnë të jetoni një jetë pa probleme shëndetësore:
1- Vraponi 10 deri në 30 minuta çdo ditë;
2- Uluni në qetësi për rreth 10 minuta çdo ditë;
3- Pini të paktën 2 litra ujë në ditë;
4- Flini 8 orë në ditë;
5- Jetoni me tre E-të: Energjia, Entuziazmi, Empatia;
6- Luani më shumë lojëra;
7- Lexoni më shumë libra se që keni lexuar muajin e kaluar;
8- Praktikoni meditimin;
9- Kaloni kohë me personat mbi 70 vjeç dhe me personat nën 6 vjeç;
10- Ëndërroni më shumë gjatë kohës që jeni zgjuar;
11- Hani më shumë ushqime që rriten në pemë dhe hani më pak ushqime të përpunuara;
12- Mundohuni të bëni të paktën 3 njerëz në ditë të qeshin;
13- Mos harxhoni energjinë tuaj në thashetheme;
14- Harroni problemet e së kaluarës;
15- Mos mendoni negativisht!
Burimi: Gazeta Express