Konsumimi i mjaltit para gjumit, efektet pozitive në shëndet

68

Mjalti konsiderohet si ilaçi i artë i natyrës, kjo për shumë arsye. Një nga mënyrat më të mira kur mund të përdoret është para gjumit. Ekspertët këshillojnë të pini një gotë qumësht të ngrohtë me mjaltë çdo natë para gjumit.

Po çfarë përfitimesh ka ngrënia e mjaltit para gjumit?

*Do të flini shumë më mirë

Mjalti e mban mëlçinë tuaj të mbushur dhe sigurohet që të prodhojë sasinë e duhur të glikogjenit për natën. Kur konsumoni mjaltë para gjumit, nivelet e insulinës në tru rriten duke liruar kështu triptofan në tru. Triptofani kthehet në serotoninë, e cila formon melatoninën. Melatonina është një hormon që rrit imunitetin dhe rindërton indet gjatë pushimit (gjumit). Melatonina jo vetëm që ju ndihmon gjatë gjumit, por ju ndihmon që të zgjoheni të çlodhur.

*Do të bini në peshë

Mjalti vepron si karburant për mëlçinë dhe bën që ajo të prodhojë më shumë glukozë. Kur prodhohet glukoza, lajmëron trurin se nivelet e sheqerit janë të larta, gjë që e detyron atë të prodhojë hormone që djegin dhjamin. Në mënyrë që kjo të arrihet sa më mirë dhe me rezultate sa më të mira, mundohuni të zëvendësoni sheqerin që konsumoni me mjaltë gjatë gjithë dites. Para gjumi pini një gotë ujë të ngrohtë më 3 lugë çaji mjaltë.

*Do të ndiheni më mirë

Mjalti është gjithashtu i njohur për vetitë që ka për të qetësuar dhimbjet e fytit duke vepruar si ilaç për kollë. Dy lugë çaji me mjaltë do t’i bëjnë shumë mirë fytit tuaj, por kujdes mos jua jepni fëmijëve nën moshën 1 vjeç.

Ndër të tjera mjalti ka këto efekte të tjera pozitive:

1.Parandalon krijimin e shtresave në dhëmbë

2.Ndihmon me alergjitë

3.Përmirëson sistemin tuaj imunitar

4.Ndihmon fëmijët ( dhe të rriturit) me refluksin acid