2023 nis mbarë për Bujqësinë! Shqipëria eksporton më shumë perime, bulmet dhe mjaltë se një vit më parë

6

2023 ka nis një vit i mbarë për bujqësinë shqiptare. Perimet vazhdojnë të jenë kryefjala e tregtisë së jashtme. Kushtet e favorshme klimaterike bëjnë që prodhimet bujqësore të fermerëve të dalin më shpejt në treg se ato të vendeve të tjera.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se në muajin janar të këtij viti kemi eksportuar më tepër zarzavate në vlerë dhe sasi se një vit më parë. Saktëisht ne kemi ekportuar 200 ton më tepër perime, dhe në vlerë ka një rritje prej 50 mln lekësh.

Një tjetër grup që ka pësuar rritje janë frutat dhe arrat. Në krahasim me vitin e kaluar janë 2 mijë ton më shumë të eksportuara, ndërsa në vlerë rritja është rreth 160 milionë lekë. Shqipëria në sezonin e dimrit ka prodhimtari të lartë në agrume, mollë dhe arrorë.

Veza, bulmeti dhe mjalti është një tjetër grup që vjen me rritje në eksportin e ushqimeve. Në këtë kategori më shumë drejt vendeve të të tjera janë dërguar vezë, ndërsa rritja në peshë është rreth 93 ton më shumë. Në vlerë ky grup është rritur me 40 milionë lekë.

Në total grupi I ushqimeve të eksportuara është rritur në vlerë me 245 milionë lekë, në masën më të madhe e ndikuar nga rritja e frutave ndërsa në peshë rreth 3300 ton.

Rritja e eksporteve vjen dhe nga produktet cilësore që prodhojnë fermerët në tokat tyre, duke respektuar standardin e sigurisë ushqimore.