21 vjeçari shqiptar që la pa fjalë jurinë e “Tu si que vales”

157

Një shqiptar ka shkëlqyer në skenën italiane. Bëhet fjalë për Giulio Hoxhallarin, 21 vjeçari që la pa fjalë jurinë e “Tu si que vales”. Ai ka kërcyer pothuaj të gjitha zhanret e baletit, në një stil të vetëm.

Në prapaskenë është shoqëruar nga të dy prindërit. E ëma ka arritur të kalojë me sukses dy sëmundje të rënda. Ata rrinin gjatë gjithë kohës me zemrën e ngrirë e herë pas here edhe duartrokisnin për të birin.

Në përfundim të performancës, njëri prej anëtarëve të jurisë, Teo Mammucari, i tha Hoxhallarit: “Ndihet shpirti i asaj që bën”.

I riu shqiptar arriti të fitonte zemrën e të gjithë publikut si dhe të jurisë së përbërë nga Maria De Filippi, Gerry Sco, Teo Mammucari, Rudy Zerbi.