4.5 milionë vizitorë eksploruan zonat e mbrojtura në vitin 2023

18

Zonat e mbrojtura, të cilësuara si xhevahiret natyrore të Shqipërisë kanë tërhequr një numër të lartë turistësh vendas e të huaj.

Vendi ynë ka një turizëm gjithëvjetor, ku përveç bukurive bregdetare ka një peizazh dhe klimë mjaft të mirë, e cila i ofron vizitorëve komoditetin e eksplorimit të vendeve të ndryshme.

Shifrat e larta të turistëve që kanë zgjedhur të vizitojnë Shqipërinë përgjatë vitit 2023, kanë prekur edhe territoret e zonave të mbrojtura, për të cilat është vënë re një kërkesë e shtuar e vizitorëve për t’i eksploruar ata në forma të ndryshme.

Gjatë vitit të kaluar këto zona u vizituan nga 4 568 896 vizitorë, nga të cilët 3 024 135 vendas dhe 1 544 761 të huaj. Konkretisht parqet kombëtare u vizituan nga 2 060 188, nga të cilët 1 398 242 dhe 661 946 të huaj, monumentet natyrore u vizituan nga 425 078 vizitorë, nga të cilët 330 881 vendas dhe 94 197 të huaj.

Ndërkohë, vijoi Pirushi, që interes ka pasur edhe për rezervatet natyrore të menaxhuara , të cilat u vizituan nga 869 225 vizitorë, nga të cilët 534 248 vendas dhe 334 977 të huaj.

Vendi ynë është i pasur edhe me peizazhe të mbrojtura, për të cilat treguan interes 1 214 405 vizitorë, nga të cilët 3 024 135 vendas dhe 1 544 761 të huaj.

Përsa i përket qarqeve, Shkodra kryeson për nga numri i vizitorëve, ndërkohë që pas saj vijnë Fieri dhe Vlora.

Shkodra është vizituar nga 109 31 20 vizitorë në janar-dhjetor 2023, ndërsa Fieri me 844 740 vizitorë dhe Vlora me 762 450 vizitorë.

Ndër parqet më të vizituara në vend për 2023 janë Parku Kombëtar i Alpeve,
Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta, Parku Kombëtar Mali i Tomorit, Parku Kombëtar i Butrintit dhe Llogoraja. Ndërsa nga monumentet e natyrës Ujërat Termale të Bënjës
Shpella dhe Sarisalltiku, Kanionet e Osumit, Rana e Hedhun, etj.

Sa i përket rezervateve natyrore të menaxhuar dhe parqeve natyrore janë Syri i Kaltër,
Korab-Koritnik, Karaburun, Kune-Vain, Patok-Fushëkuqe, Ishëm, Lugina e Shalës etj.

Zonat e mbrojtura në Shqipëri vlerësohen si një mundësi efektive për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm.

Tabelat informuese dhe shenjimi i shtigjeve nga punonjësit e ADZM-ve po i vijnë në ndihmë vizitorëve vendas e të huaj gjatë vizitave të tyre në zonat e mbrojtura.

Zonat e mbrojtura janë kthyer në destinacione turistike mjaft të vizituara për shkak të bukurive natyrore dhe relievit të larmishëm, i cili është i përshtatshëm për turistët, që nga ata që duan të shijojnë natyrën, deri tek turistët aventurierë të cilët mund ta eksplorojnë zonën duke bërë hiking nëpër shtigje të ndryshme.

Turistë nga vende të ndryshme të botës si Belgjika, Gjermania, Franca, Holanda, Kina, Austri, SHBA, Itali etj, kanë zgjedhur të vizitojnë gjatë 2023 atraksionet që ofrojnë zonat e mbrojtura në vendin tonë.

Prioritet në këto zona po merr dhe turizmi i vëzhgimit të shpendëve, sidomos i atyre ujorë. Shquhen laguna e Karavastasë, e Nartës, Kune-Vainit, liqeni i Shkodrës, Prespës etj.

/ata.gov.al