5 banka të gatshme të financojnë të interesuarit e programit ”100+ fshatrat”

175

5 banka tregtare financojnë të gjithë të interesuarit që duan të investojnë në agroturizëm përmes projektit ”100+ fshatrat”.

Qeveria Shqiptare i ka kërkuar mbështetje sektorit bankar për aplikimin e programit të Rilindjes Rurale, “100+ fshatrat”, dhe sot janë pesë banka që i përgjigjen interesit të fermerëve dhe sipërmarrësve për zhvillimin e projekteve në agroturizëm.

Ndërkohë që Agjencia e Zhvillimit Bujqësor Rural, ka vënë në dispozicion të këtij programi për investime në agroturizëm një fond prej 11 milionë euro.