5 Janar 1555, Dita e “Mesharit” të Buzukut

33

Më 5 janar 1555, prifti katolik shqiptar Dom Gjon Bdek Buzuku e përfundoi së shkruari ‘Mesharin’ e tij, që deri më sot njihet si vepra e parë dhe njëkohësisht i pari monument letrar i botuar në gjuhën shqipe.

Datën dhe arsyen e shkrimit të kryeveprës monumentale vetë autori e shkruan në parathënien e Mesharit të tij, se e mbaroi “së shkruami” më 5 janar 1555 duke e vë edhe arsyen: “tue e u kujtuom shumӫ herë se gluha jonӫ nukë kish gjā tӫ ṇdigluom ṇ së Shkruomit shenjtë,” dhe dëshmia se kjo është një vepër e parë e këtij lloji e shkruar në gjuhën shqipe: “këjo tue klenë mā e para vepër”.

Pasthënia e Mesharit:

“U Doni Gjoni, biri i Bdek Buzukut, tue ụ kujtuom shumë herë se gluha jonë nukë kish gjā të ṇdigluom ṇ së Shkruomit shenjtë, ṇ së dashunit së botësë sanë desha me ụ fëdigunë, për sā mujta me ditunë, me zdritunë pak mendetë e atyne qi tӫ ṇdiglonjinë, përse ata të mundë mernë sā i naltë e mujtunë e i përmishëriershim anshtë Zotynë atyne qi ta duonë ṃ gjithë zemërë. U lus ṃbas sodi mā shpesh te uini ṃ klishë, përse ju kini me gjegjuni ordhëninë e Tinëzot. E atë në ṃbaronjënë, Zotynë të ketë mëshërier ṃbi ju.

E ata qi ṷ monduonë djerie tash, mā mos u mondonjënë. E ju t ini të zgḭiedhunitë e Tinzotë. E përherë Zotynë kā klenë me jū, ju tue ṇdjekunë të dërejtënë e tue lanë të shtrembënënë. E këta ju tue bām, Zotynë ka me shtuom ṇdër jū, se të korëtë taj të ṇglatetë djerie ṇ së vjelash, e të vjeltë djerie ṇ së mbjellash. E u mā duo tӫ ṃbaronj vepërënë teme, Tinëzot tue pëlqyem, Ņdë vjetët M. D. L. IV. njëzet dit ṇdë mars zuna ṇfill, e ṃbarova ṇdë vjetët ṇjë M. D. L. V. ṇdë kallënduor V dit. E se për fat në keshë kun ṃbë ṇdonjë vend fëjyem, u duo tuk të nukë fajtë, aj qi të jetë mā i ditëshim se u, ata faj e lus ta trajtojnë ṇde e mirë.

Përse nukë çuditem se në paça fëjyem, këjo tue klenë mā e para vepër e fort e fështirë për të vepëruom ṃbë gjuhët tanë. Përse ata qi shtamponjinë kishnë të madhe fëtigë, e aqë nukë mundë qëllonjinë se faj të mos banjinë, përse përherë ṇdaj ta nukë mundë jeshë; u tue ṃbajtunë një klishë, ṃbë të dȳ anët më duhē me sheryem. E tash u jam ṇfalë gjithëve, e lutëni Tenëzonë ende për muo”.