5 mënyra se si të rrisni reputacionin profesional

323

Kur ju jeni në kërkim të një pune të re, reputacioni profesional është i rëndësishëm.

Në veçanti, prezenca juaj online, mund të ndihmojnë – ose të pengojë – kërkimin në punën tuaj.

Më poshtë janë pesë këshilla se si të ndërtoni dhe si të ruani një reputacion solid, online dhe në jetën reale.

1-Besoni te vetja

Mënyra se si të tjerët ju shohin nuk është aq larg mënyrës se si ju e shihni veten. Mund të duket disi e çuditshme, por nëse ju doni të përmirësoni reputacionin profesional, niseni së pari nga ajo se si ju ndiheni rreth vetes profesionalisht. Kini besim në idetë tuaja. Besoni në aftësitë tuaja. Nëse e dini se jeni i besueshëm dhe në lartësinë e duhur, edhe të tjerët do ta kenë më të lehtë ta kuptojnë këtë gjë.
Nëse besoni tek vetja, të tjerët kanë më shumë gjasa t’ju besojnë ju, gjithashtu.

2-Shfaqni integritet pa kompromis

Ju doni t’ju shohin si një njeri i fjalës. Kështu mos merrni kurrë një zotim që nuk ju nderon. Jini të ndershëm dhe bëni gjithnjë punë të mirë. Ndër të tjera, bëni përherë gjënë e duhur edhe atëherë kur aty nuk është askush që t’ju shohë. Këto janë veprime që ju përcaktojnë ju. Kur ju mund të demonstroni vazhdimisht se mund të jetoni dhe punoni me integritet pa kompromis, reputacioni profesional është i destinuar të rritet.

3-Mësoni vazhdimisht

Njerëzit profesionistë janë kureshtarë dhe ambiciozë, nuk reshtin asnjëherë së mësuari aftësi të reja. Në ditët e sotme, kjo është shumë e rëndësishme. Bota po ndryshon kaq shpejt, falë progresit në teknologji, sa që duhen përpjekje të mëdha për të qenë gjithnjë të azhurnuar. Regjistrohuni në kurse online. Merrni pjesë në konferenca. Lexoni libra. Dhe bisedoni me të tjerët rreth asaj çfarë keni mësuar. Do të jeni më të informuar dhe do të shfaqni një angazhim real në fushën tuaj dhe të tjerët sigurisht që do ta vënë re këtë gjë.

4-Ruani lidhjet tuaja online

Rrjeti juaj profesional do të rritet me kalimin e viteve. Krijoni lidhje të reja gjatë rrugëtimit tuaj por, po ashtu, ruani kontaktet e vjetra. Nuk dihet asnjëherë për çfarë mund të shërbejnë në të ardhmen.
Jini vetvetja, por ruani profesionalizmin, dhe përpiquni të kënaqeni në këtë rrjet kontaktesh online.

5-Kujdesuni për profilin online

Në ditët e sotme, çdokush prej nesh ka një imazh publik. Të gjithë jemi të pranishëm në një platformë online ku shfaqim veten. Ju duhet të kujdeseni vazhdimisht dhe qëllimisht për profilin tuaj. Jini të vetëdijshëm për ato çka publikoni. Mbajini larg jetën private. Dhe mos harroni që kushdo mundet dhe do të kontrollojë online.