Kufjet që përkthejnë 40 gjuhë të huaja në kohë realë

239

Për herë të parë vijnë kufjet që na e lehtësojnë komunikimin me ata që nuk flasin si ne. Kjo risi mesa duket është shumë efektive dhe e nevojshme për të gjithë ata që kanë të bëjnë më njerëz  nga kombësi të ndryshme.

Më në fund gjiganti Google ka menduar që t’iu ndihmojë me kufjet “Pixel Buds”, ato jo vetëm që përkthejnë thuajse çdo gjuhë të huaj, por ju mundësojnë të flisni gjuhë të huaja në kohë reale. Kufjet u prezantuan gjatë një eventi të Google ku një anglez i përdori për të realizuar një bisedë të rrjedhshme me një folës suedez.

Megjithëse momentalisht kufjet suportojnë 40 gjuhë të ndryshme, ato do kushtojnë rreth 200 euro.

Burimi: Lexo.al