5 shtyllat e një lidershipi të suksesshëm

739

Lidershipi është një proces shumë i vështirë, por të drejtosh në mënyrën më të mirë është një proces edhe më i vështirë. Të qenët pjesë e një tregu që po ndryshon me shpejtësi dixhitale e vështirëson atë edhe më shumë dhe modeli i një drejtuesi diktator dhe kontrollues duket se nuk po jep më rezultat.

Në mënyrë që një kompani të jetë e suksesshme, liderëve u duhet që të përqafojnë një mënyrë drejtimi sa më autentike të jetë e mundur. Kjo nxit edhe një mjedis pune të përkushtuar, fleksibël dhe inovativ. Ja cilat janë pesë shtyllat e një lidershipi autentik:

1- Bashkëpunimi

Nuk mund t’ia dilni mbanë i vetëm. Po jetojmë në një kohë ku çdo gjë ecën me ritme aq të shpejta, ku ideja se mund t’ia dilni mbanë vetë është thuajse e pamendueshme. Aftësitë organizative duhet të ecin në të njëjtën linjë me ato bashkëpunuese dhe mbi të gjitha, me ato komunikuese.

Transparenca i hap rrugën krijimit të një besimi të fortë. Nëse ju bashkëpunoni me stafin tuaj dhe interesoheni jo vetëm për mbarëvajtjen e procesit të punës por edhe për secilin prej tyre në nivel njerëzor, të jeni të bindur se ata nuk do t’ju lënë kurrë në baltë.

2- Vizioni

Sipas filozofit amerikan Eric Hoffer, “Lideri duhet të jetë sa më praktik dhe realist, por ai duhet të flasë me gjuhën e një vizionari dhe idealisti”. Dhe është pikërisht kjo është balanca e shumëkërkuar.

3- Empatia

Të sillesh me të tjerët në mënyrën që ju vetë do të donit që të tjerët të silleshin me ju është principi universal që ka dhënë rezultate të shkëlqyera, këtu e 2,000 vjet më parë. Nëse ju do të krijoni një kulturë respekti, një kulturë besimi sesa frike, të jeni të sigurt se kompania juaj do të ecë shumë përpara.

4- Me këmbë në tokë

Liderët e vërtetë duhet të jenë gjithmonë shumë të matur, sepse një veprim i gabuar i tyre mund të ndikojnë negativisht për të gjithë kompaninë.

5- Etika

Nëse ju nuk keni integritet, ju nuk keni asgjë dhe më e keqja është se ai nuk mund të blihet. Sipas biznesmenit amerikan, Henry Kravis, edhe nëse mund të keni paratë e së gjithë botës, por nëse nuk keni etikë, ju nuk keni asgjë. Edhe pse këto mund të jenë fjalë shumë të ashpra, ato janë shumë të vërteta.