54 mijë fëmijë, depistime e trajtime të kujdesit dentar

1

54 mijë fëmijë kanë kryer vizita, depsitime dhe procedura për kujdesin e dhëmbëve në kabinetet dentare në shkolla dhe përmes 2 Klinikave Stomatologjike Lëvizëse.

Klinikat lëvizëse vijojnë rrugëtimin në zonat rurale e periferike. Pas Nepravishtës, Thumanës, Dervicianit, Krutje e Sipërme, Lekaj, Lunxhëri, Përmet, Klos, Memaliaj, fshati Shtodhër, Klinikat Stomatologjike Lëvizëse do të jenë këtë javë në Finiq, Selenicë, Himarë, Konispol, Sarandë, Delvinë.

Klinikat stomatologjike të lëvizshme janë të pajisura me pajisje të fjalës së fundit të teknologjisë dhe po shërbejnë si kabinete dentare të lëvizshme për nxënësit e shkollave, kryesisht në zonat rurale dhe ato periferike.

Përgjatë viteve 2021-2022 Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka investuar në strukturat e kujdesit të arsimit parauniversitar me 19 njësi të reja dentare, ku 10 prej tyre u instaluan në Tiranë dhe të tjerat në tre qarqe, Elbasan, Durrës dhe Shkodër.

Edhe këtë vit, MSHMS do të vijojë investimet në shkolla për të zgjeruar bazën e njësive dentare me unite të reja në të gjithë Shqipërinë.

/ata.gov.al