7 Këshilla për të mbajtur jetën tuaj në barazpeshë

337

life-in-balance1

Kur njerëzit flasin për barazpeshimin e jetëve të tyre, ajo që më së shumëti imagjinohet është një peshore. Ku në njërën anë janë vendimet në tjetrën pasojat, në njërën anë rreziku në tjetrën shpërblimi apo disa korrelacione të tjëra të tilla. Nuk e di se për çfarë arsye por për jetën time nuk ka funksionuar asnjëherë një metaforë e tillë.

Për mua jeta është një rreth. Çdo vendim apo veprim tërheq ose shtyn atë rreth dhe për pasojë shtrembëron anën tjetër të rrethit. Ushtrohet presion në njerën anë dhe shfryhet në anën tjetër.

Nisur nga ajo metafora vizuale, në sytë e mendjes time, të gjitha aspektet individuale të jetës veprojnë pro dhe kundër njëra-tjetrës njëkohësisht, të kundërvëna në peshore çojnë në prishjen e sinkronizimit.

Barazpesha e vërtetë për jetët tuaja është të mbani sa më të rrumbullakët rrethin. Me qëllim them që të mbani sa më të rrumbullakët rrethin dhe nuk them të mbani rrethin perfekt, sepse le ta dimë të gjithë se rrethi kurr nuk do të jetë perfekt.

Ja këshillat e mia për ta mirembajtur rrethin:

1-Fikni celularët

Të shkëputesh nga bota nuk është gjë e keqe. E di që duket e pamundur por nuk është. Merr kohën tënde për të provuar gjërat që janë rreth e rrotull teje në vend që të përqendrohesh në çdo gjë tjetër jashtë botës tënde. Lidhja jonë me botën, ushtron një presion të tillë që shtrihet edhe në jetët tona.

2-Harxhoni kohë vetëm- dhe jini rehat me këtë gjë

Përveç shkëputja nga celularët edhe shkëputja nga njerëzit është e nevojshme ndonjëherë. Njerëzit shtyjnë edhe tërheqin rrethin e jetës tonë çdo ditë, kështu që të marrësh kohë për të qëndruar vetëm dhe për tu përqendruar tek vetja është vendimtare. Nuk po ju sugjeroj që të bëheni heremit, por kjo është sa për barazpeshë.

3-Minimizoni qejfin

Çfarëdo që të jetë, ushqim, alkool, shoping, seks apo gjëra të tjera të tilla që kanë të bëjnë me qejfin, po t’i teproni çojnë në pasoja. Secila nga këto pasoja e godasin rrethin  e për pasojë edhe jetesën tonë. Ёshtë normale që ndonjë rast t’ia ndjekni qejfin vetes me ushqime apo kënaqesi të ndryshme, madje është mirë për ju por kujtohuni se nuk është mirë të tejkaloni duke prishur barazpeshën.

4-Thjeshtoni

Të heqësh disa element të jashtëm dhe të brendshëm që ndikojnë rrethin është mënyra më e lehtë të mbani rrethin relativisht në formë. Nëse ju keni 100 gjëra që ushtrojnë presion mbi ju, ju do të keni po aq shformësime. Pak vite më parë bëra një  listë shqetësimesh. Shkruajta të gjitha gjërat për  të cilat shqetësohesha, dhe me kalimin e kohës fillova të heq nga lista disa nga këto shqetësime. Sa më shumë që hiqja nga lista aq më mirë ndihesha.

5-Kushtojini rëndësi marrdhënieve

Çdo marrdhënie në jetën tuaj është pjesë e rrethit. Disa marrdhënie tërheqin, e disa shtyjnë rrethin sikurse ka nga ato marrdhënie që bejnë rehabilitimin e rrethit. Të ju kushtoni rëndësi marrdhënieve është një tjetër mënyrë për të mbajtur barazpeshë në jetët tuaja.

6-Jini të përgjegjshëm

Hapni sytë. Janë disa gjëra që tërheqin rrethin tuaj që ju as që e kuptoni. Media, konsumizmi, politika, religjoni etj. Dhënia pas presionit social për tu bërë pjesë e turmës mund të dëmtojë ashpër  formën e rrethit.

7-Qeshni

Asgjë në këtë botë nuk i qetëson më mirë sesa buzëqeshja ngacmimet dhe presionet mbi rrethin e jetës tuaj. Buzëqeshja është ajo që të nxjerr nga krevati pasi në fund të ditës kupton që gjërat nuk e ndryshme nuk janë për t’u marrë shumë seriozisht.

Burimi: iheartintelligence