80 mijë filma në 1 sekond, Japonia shënon rekord të shpejtësisë së internetit

22

Një rekord i ri botëror është vendosur nga inxhinierët në Japoni sa i përket shpejtësisë në internet.

Për të gjithë adhuruesit e internetit, filmave dhe mbi të gjitha të shpejtësisë në internet, në Japoni inxhinierët kanë arritur të shkarkojnë gati 80 mijë filma për vetëm një sekondë.

Sipas shkencëtarëve shpejtësia e internetit zakonisht matet nga sa të dhëna mund të transmetohen midis dy pajisjeve në një sekondë.

Rekordi i ri është 319 terabit për sekondë (Tb/s). Ky është dyfishi i rekordit të mëparshëm botëror për internetin më të shpejt dhe rreth 7.6 milionë herë më shpejt se shpejtësia mesatare e internetit në shtëpi në SHBA (42 megabit për sekondë).

Aktualisht kjo shpejtësi marramendëse në internet është në dorë të inxhinierëve megjithatë është premtuese edhe për të ardhmen e qytetarëve.