ADISA çel zyrë të re në Shkodër, 400 shërbime publike në 23 sportele

65

Qytetarët e Shkodrës tashmë kanë mundësinë të marrin shërbime cilësore, transparente dhe të aksesueshme nga të gjithë, në zyrën e re rajonale të ADISA-s në këtë qytet.

Zyra e sapoçelur ofron rreth 400 shërbime, nga 23 sportele, dhe së shpejti do të ketë dhe zyra të tjera vendore me varësi nga zyra rajonale.

Këto zyra janë të pajisura me sistem elektronik të menaxhimit të radhës dhe me infrastrukturë të përshtatur për personat me aftësi të kufizuara.

ERTV Live?: Shkodër – Qendra e re moderne e të gjitha shërbimeve publike të administratës në një hapësirë të vetme?

Posted by Edi Rama on Saturday, April 27, 2019