Dy vjet më parë bashkia e Tiranës ndërmori nismën “Adopto një kopsht” nga e cila u transformuan 27 institucione për fëmijët.
Së fundmi, kësaj nisme iu bashkua edhe komuniteti shqiptar i provincës së Trentinos, të cilët kanë mbledhur fonde dhe kanë vendosur që të financojnë rindërtimin e një kopshti në Ndroq, duke krijuar kushte të denja për më të vegjëlit.