“Aeroporti je ti”, nisma që mikpret me art turistët sapo zbresin në Shqipëri

28

Të gjthëve ju ka rënë rasti që të prisni në aeroport për fluturimin e radhës, apo të vini nga një destinacion.

Është vendi nga i cili dalin dhe hyjnë turistë të shumtë. E nëse sëfundmi nuk ju ka rënë rasti të vizitoni aeroportin Nënë Tereza, mos u çudisni kur t’ju kërkojnë të bëni një fotografi në një kënd të zbukuruar apo të shijoni një ekspozitë gjatë kohës që prisni fluturimin e radhës.

Për ta bërë sa më të këndëshme pritjen që mund të zgjasë me orë të tëra apo për t’ju uruar mirëseardhjen turistëve, sëfundmi në ambientet e aeroportin Nënë Tereza në Tiranë ka nisur një fushatë që quhet “Aeroporti je ti”.

Aktivitete të ndryshme, si koncerte, ekspozita apo qoftë edhe foto në një kënd të posaçëm të aeroportit, si një souvenir nga Shqipëria, janë pjesë e kësaj fushate. Fushata do të vazhdojë përgjatë gjithë vitit, ndërkohë që tani në muajt e verës ajo është fokusuar tek turistët e huaj, duke i joshur ata me ekspozita fotografike që pasqyrojnë pasuritë e Shqipërisë, si nga ana e trashëgimisë kultuore, por edhe nga bota e pasur e florës dhe faunës.