Kantautori i mirënjohur shqiptar Alban Skënderaj ka marrë titullin e lartë, duke u emëruar Ambasador i Gjuhës Italiane në Shqipëri.
“Ky titull është akorduar nga Ambasadori i Republikës së Italisë në Shqipëri. Vetë Albani, i cili më herët ka jetuar e punuar në Itali, është shprehur se kjo është një shembull miqësie, integrimi dhe respekti reciprok i dy popujve tanë”, thuhej ndër të tjera në njoftimin e Fondit Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës.