Alea Mehaj, 7-vjeçarja shqiptare në botën e Hollivudit

30

Talentja e rrallë, 7-vjeçarja shqiptare, Alea Mehaj, e lindur dhe rritur në Norvegji, ka arritur suksese të jashtëzakonshme duke konkurruar në Olimpiadën e Artitit Skenik, që është duke u mbajtur në Hollivud të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Talentja shqiptare, Alea Mehaj, familja e së cilës është nga Peja, është pjesë e ekipit kombëtar norvegjez dhe përfaqëson këtë vend në Olimpiadën e Artit Skenik në Hollivud.

Alea e vogël përbën fenomen edhe për vetë ekipin e Norvegjisë, pasi është artistja me moshën më të re që ka regjistruar ky ekip ndonjëherë dhe që po merr pjesë në gara ndërkombëtare të niveleve më profesionale ndërkombëtare.