Alpet shqiptare, tashmë me Qendër Profesionale të Zhvillimit të Turizmit

132

Që nga data 1 Gusht, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur Zyrën e Informacionit Turistik në Valbonë.

Kjo zyrë informacioni është mundësuar në kuadër të projektit “Punët në Komunitet IV”, financuar nga qeveria shqiptare dhe Banka e Këshillit të Europës për Zhvillim.

Zyra do të operojë gjatë gjithë sezonit turistik, duke iu shërbyer turistëve të huaj dhe atyre vendas për dhënien e një informacioni profesional turistik, bizneseve lokale që operojnë në zonë për promovimin e tyre, agjencive turistike për marketimin e produkteve, si edhe zonës në përgjithësi për promovimin e vlerave turistike, prodhimeve dhe kulinarisë lokale.

Zyra është pjesë e një ndërhyrjeje integrale që pritet të fillojë në mbyllje të sezonit veror dhe që do ngrejë në zonë të parën Qendër Profesionale të Zhvillimit të Turizmit, e cila do të orientojë zhvillimin e destinacionit turistik të Alpeve Shqiptare.