Altini i Mrizit jep lajmin e mirë: Për tre ditë rresht, një doktor misionar do bëjë vizita falas për personat me pamundësi ekonomike në Fishtë

150
Një lajm i shkëlqyer!
 
Për tre ditë radhazi, duke filluar nga nesër banorët në vështirësi ekonomike në Fishtë të Lezhës dhe fshatrat përreth, do kenë mundësi të bëjnë mjekimin falas për dhëmbët.
 
“Njoftim për bashkëfshatarët e zonave përreth Mrizit që s’kanë mundësi ekonomike, ose fizike për të shkuar në qytet: Doktori misionar maxilofacial dhe dentist, Ricardo Gutierrez nga nesër ora 9:00, do jetë tre ditë pranë Mrizit, ku do bëjë konsulta dhe do kurojë falas me klinikën e tij të lëvizshme fëmijë dhe të moshuar me probleme dhëmbësh”, shkruan Altin Prenga, i Mrizit të Zanave.
 
Për info shkruani në whatsapp tek nr 0696555252.