Arbëreshët bëhen bashkë për të ndihmuar Shqipërinë

77

Kryetarët e 27 komunave Arbëreshe të Kalabrisë, kanë bërë këto ditë, një apel të veçantë për ndihmë ndaj banorëve të prekur nga tërmeti në Shqipëri.

Bashkitë dhe komunat kanë publikuar dhe stemat e tyre përfaqësuese, ku bie në sy shqiponja dy krenare, si simbol i shqiptarëve. Ndihma e arbëresheve është emocionuese pasi konfimon edhe një herë shprehjen e rilindasve “Shpirti i arbrit rron”.

Deklarata e plotë e komunave arbëreshe:

Kryetarët e bashkive të komunave Arbëreshe të Kalabrisë, që nënshkruajnë këtë komunikatë, u takuan për të vendosur sëbashku nismat që do të ndërmarrin për të ndihmuar popullin shqiptar të goditur nga tërmeti në 26 Nëntor.

Në mënyrë unanime u vendos të:

– Hapet një llogari bankare e vetme që do të publikohet, ku mund të derdhen para në ndihmë të popullit shqiptar të goditur nga tërmeti, për t’u përdorur në veprimtaritë e vendosura;

– Ofrojmë mundësi për të pritur dhe akomoduar student që kanë nevoja të vecanta;

– Organizojmë aktivitete artistike dhe sportive për të mbledhur të ardhura;

– Dedikojmë një kontribut për të prekurit nga tërmeti si administratë bashkie;

– Sensibilizojmë komunitetin arbëresh që të marr pjesë në dhurim; në këtë drejtim mjeshtëri argjendat Gerardo Sacco, me rastin e dhënies së një cmimi nga komuna e Spezzano Albanese, do të krijojë një stoli ekskluzive që do të shitet në ankand dhe, të ardhurat e të cilës, do të çohen për të prekurit nga tërmeti.