Ardis Plisi kthen canten me para.

100

14-vjeçari Ardis Plisi, në vend që të shijonte pushimet verore, vendosi të punonte për të ndihmuar familjen. Me sjelljen dhe bujarinë e tij, ai përmirësoi imazhin e Shirokës dhe Shqipërisë. Së fundmi, Ardisi gjeti një çantë me para dhe dokumente të një turisteje belge dhe, pa hezitim, vendosi t’ia kthente.

Turistja, e cila kishte humbur shpresat për gjetjen e çantës, e falënderoi për gjestin e tij, duke theksuar se nuk e kishte pritur një veprim të tillë. Sjellja e Ardisit tregon vlerat e larta të ndershmërisë dhe përgjegjësisë që përfaqëson populli ynë.