FOTOT/ Gjesti fisnik i kosovarëve, mbushin pemët me rroba: Nëse ke ftohtë, merre

123

Ardhja e dimrit sjell vështirësi për shumë qytetarë që jetojnë me të ardhura minimale, pasi nuk kanë mundësi të blejnë rroba të trasha dhe të ngrohta

Në Turqi dhe Bullgari, njerëzit kanë ndërmarrë një veprim human duke vendosur xhaketa dhe xhupa nëpër pemë për të pastrehët dhe ata me kushte të rënda ekonomike.

Ky veprim humanitar ka filluar të bëhet edhe në Kosovë, përkatësisht në qytetin e Ferizajt.

Siç shihet në këto fot, xhaketa dhe pallto janë vendosur në pemë, në mënyrë që kushdo që ka nevojë t’i marrë ato.

Një gjest ky mjaft human në këtë mot të ftohtë.