‘Ari jeshil’, si prodhimi i ullinjve në Shqipëri njohu ‘boom’ në 2020

28

Në vitin 2020, në Shqipëri u prodhuan 131 mijë e 971 tonë ullinj, duke shënuar rritje me 34,24 % krahasuar me një vit më parë. Në 2019, në Shqipëri u prodhuan 98 mijë e 3 ton ullinj.

Niveli më i lartë i prodhimit të ullirit u arrit në qarkun e Fierit me 35 mijë e 854 tonë pasuar nga qarqet Berat me 33 mijë e 82 tonë dhe Elbasan me 22 mijë e 764 tonë. Varietet e ullirit për vaj përfaqësojnë 82,22 % të prodhimit total dhe varietet e ullirit për tavolinë përfaqësojnë 17,78 %.