ARRSH jep informacion të detajuar për rrugët: Ja akset ku duhet të tregoni kujdes

20

ARRSH ka dhënë sërish informacion mbi situatën në rrugët kryesore të vendit.

Edhe pse reshjet e borës kanë pushuar tashmë,  temperaturat janë shumë të ulëta, dhe kanë favorizuar krijimin e shpejtë të akullit në zona të vëçanta, pavarësisht kriposjes.

Të gjithë drejtusit e mjeteve këshillohet të lëvizin vetëm me goma dimri ose zinxhirë, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

Po cilat janë akset ku duhet të tregoni kujdes?

RAJONI VERIOR

Rekomandohem me zinxhirë:

Bicaj -Bushtrice, K.Domaj -Draje Rec Kuben-Vasije (pjesërisht me zinxhirë) Peshkopi- Qafë Drajë (pjesërisht me zinxhirë) ,Ura e Cerenecit -Klenjë (15 kilometrat e para me zinxhirë),Qafë Mali-Fierzë

Rruget ku po punohet për pastrimin e rrugës:

Trebisht-Dogane(xhepisht), Ura e Çerenecit-Klenjë

Ura e Çerenecit-Sterblevë 15 kilometrat.

RAJONI QENDROR

Rekomandohet qarkullimi me zinxhirë:

-Laç-Milot, Halilaj-Krujë, Krujë-Sarisalltik. Nga Surreli e sipër rekomandohen vendosja e zinxhirëve ose gomave dimërore. Elbasan-Gjinar, Gramsh Kodovjat-Mollë Grabovë, Lunik Steblevë.

Pjesërisht me zinxhirë K.Zëmblak-Goricë.

RAJONI JUGOR

Rruga e Dardhës dhe Qafa e Qarrit me goma dimërore ose zinxhirë. Voskopja pa zinxhirë.

Në Llogara është bërë shpërndarja e vazhdueshme e kripës.

Kontraktorët janë në terren për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.

Të gjithë drejtusit e mjeteve të lëvizin vetëm me goma dimri ose zinxhirë, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.