Barometri i lirisë/ Surprizon Shqipëria, të parët në rajon. Më mirë edhe se Gjermania, Franca, Italia

114

Shqipëria renditet e 33-ta ndër 45 shtete europiane në barometrin e lirisë 2019, të publikuar nga Fondacioni Freidrich Naumann Stiftung, duke lënë pas në renditje të gjitha vendet e tjera të rajonit, duke filluar prej Malit të zi, Serbisë, Maqedonisë së Veriut e Bosnje Hercegovinës. Kosova nuk merret në analizë në këtë raport. Indeksi i përgjithshëm përllogaritet mbi bazën e 3 shtyllave; liria politike, ajo ekonomike, si dhe sundimi i ligjit.

Shqipëria është e para në rajon në atë të lirisë ekonomike, si dhe e 16-ta në Europë, madje më mirë edhe se vende si Danimarka, Gjermania, Norvegjia, Suedia, Spanja apo Portugalia, Franca e Italia.

Në atë të lirisë politike renditemi të 33-tët në Europë, vetëm pas Serbisë në rajon, ndërsa në atë të sundimit të ligjit, të 35-tët, po ashtu direkt pas Serbisë në rajon.  Në të tria këto shtylla, vlerësohen indikatorë të veçantë.