Bashkimi Europian, 90 milionë euro për reformën

482

Bashkimi Europian i dha Shqipërisë 90 milionë euro që do të shërbejnë për reformën në sistemin gjyqësor.

Vendimi, që vjen një ditë pas çertifikimit të ligjit të vettingut nga Gjyklata Kushtetuese, parashikon që këto fonde të mbështesin vendin tonë në procesin drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Në total, ndihma deri në vitin 2020 do jetë 650 milionë euro.

Programi mbështet në mënyrë specifike zbatimin e strategjisë së Shqipërisë për luftën kundër korrupsionit dhe reformën e gjyqësorit, duke vazhduar programin e tij të asistencës teknike EURALIUS.

Ky mision ka meritën për përgatitjen e dokumentave dhe ligjeve të reformës në drejtësi, e cila është ende në proces. Gjithashtu, programi mbështet sektorin e transportit, me fokus të veçantë tek mirëmbajtja e rrugëve për të siguruar efikasitet në planifikimin dhe shpenzimin e burimeve publike.

Me ndihmen e Komisionit Europian sigurohet mbështetje edhe për mjedisin me fokus te strategjia për ujërat, bujqësia dhe zhvillimi rural i vendit, veçanërisht për zhvillimin e një kadastre të truallit dhe përmirësimin e sigurisë së ushqimit dhe standardeve veterinare e fitosanitare, duke pasur parasysh forcimin e eksporteve agro-ushqimore, si dhe sektorin e peshkimit.

Burimi: Top Channel