BE jep 40 milionë euro, Shqipëri-Kosovë hidrocental të përbashkët

110

Një hidrocentral i përbashkët do të ndërtohet në trekëndëshin Shqipëri-Kosovë-Maqedoni në zonën e Dragashit. Ky hidrocentral do të bashkëfinancohet nga BE, dhe do të përfshijë Shqipërinë dhe Kosovën.

Ky hidrocentral do të ketë një kapacitet 200 megavate.

BE-ja do të financojë me 20 milionë euro grant për Shqipërinë dhe 20 milionë euro grant për Kosovën për ndërtimin e një hidrocentrali që do t’u shërbente nevojave të balancimit energjetik për të dy vendet.

Hidrocentrali pritet të ndërtohet në kufirin Kosovë-Shqipëri-Maqedoni, në mes Dragashit e Prizrenit.