Ben Blushi tashmë edhe në italisht, i ftuar në Sallonin e Librit në Torino

478

Ben Blushi një nga autorët më të njohur të letërsisë shqipe do të jetë një ndër të ftuarit e veçantë në Sallonin Ndërkombëtar të Librit në Torino, që do të mbahet nga datat 10-14 maj. Lajmi bëhet I ditur nga Botimet Mapo, që lajmërojnë daljen në gjuhën italiane të romanit “Otello Arapi i Vlorës”.

Në promovimin e librit në gjuhën italiane, në ambientet e Sallonit Ndërkombëtar të Librit priten të marrin pjesë personalitete të njohura të kulturës e njerëz të librit. Prezantimi i librit do të bëhet më 12 maj, ora 10.30 në sallën Internacionale.

Ben Blushi do të prezantohet nga shkrimtarja shqiptare e cila ka botuar disa libra në gjuhën italiane nga Einaudi, Anilda Ibrahimi dhe do të përkthehet për të pranishmit nga Benko Gjata. Elda Katorri do të flasë për kohët e kaluara me përkthimin e këtij libri dhe atë çfarë proza e këtij autori përfaqëson. Në faqen e saj zyrtare “Mimesis” e veçon stilin narrativ, gjuhën e pasur dhe erudicionin e thellë të autorit, duke e konsideruar “Otellon” një nga veprat më të bukura të letërsisë shqipe. ”Otello, Arapi i Vlorës” është një nga veprat më të mira të letërsisë shqipe pas viteve 90-të.